VIDEO/ Debutim ëndrrash, Albi Doka gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen e parë të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 21:59

VIDEO/ Debutim ëndrrash, Albi Doka gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen e parë të kampionatit

Debutim ëndrrash për ish-futbollistin e Tiranës, Albi Doka. Shqiptari ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e parë me fanellën e skuadrës së Goricës në kampionatin kroat, në triumfin 1-5 ndaj Varazdin.

Doka

Doka e nisi ndeshjen nga stoli duke u hedhur në fushë në minutën e 83-të, vetëm 6 minuta i ka mjaftuar për të tundur rrjetën duke shënuar golin e sigurisë. Në momentin e futjes së mbrojtësit Gorica ishte duke fituar 1-2.

I ndihmuar nga devijimi i mbrojtësit shqiptari ka përshëndetur rrjetën me një diagonale të bukur, duke u shndërruar në protagonist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"