“Debutim drithërues”, media e njohur italiane “ngre në qiell” Kumbullën: Nuk i kurseu ndërhyrjet e forta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 0:10

“Debutim drithërues”, media e njohur italiane “ngre në qiell” Kumbullën: Nuk i kurseu ndërhyrjet e forta

Barazimi 2-2 ndaj Juventusit konsiderohet një rezultat tepër pozitiv për Romën, e cila nuk nisej si favorite ndaj kampionëve në fuqi bardhezinj.
kumbulla-1100x620
Megjithatë, duket se verdhekuqtë kanë fituar një lojtar me shumë rëndësi për të ardhmen. Marash Kumbulla ka marrë komplimente për paraqitjen në fushë kundër “Zonjës së Vjetër”. “Calciomercato” e vlerësoi 20-vjeçarin për sigurinë, guximin dhe përballjen e fortë me dy lojtarët e Juventusit Dejan Kulusevskin dhe Aron Ramsejin.

Marash Kumbulla (6.5): Debutim drithërues për Kumbullën, por shtatlarti shqiptar nuk zvarritet përballë dyshes Kulusevski-Ramsej dhe nuk kursehet të ndërhyhë fort kur loja e kërkon. Nga 3 mbrojtësit e Romës, është më i shpejti dhe më i sigurti. Një start i mirë për presidentin Dan Fridkin.

VLERËSIMI NGA “SOFASCORE” PËR “PANORAMA SPORT”

Kumbulla

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"