Dëbimi i Novak Xhokovic nga Australia për shkak të koronavirusit, Braçe ironizon: Po në Shqipëri? Vipllëku këtu është përtej ligjit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2022 | 16:00

Dëbimi i Novak Xhokovic nga Australia për shkak të koronavirusit, Braçe ironizon: Po në Shqipëri? Vipllëku këtu është përtej ligjit

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar për dëbimin e tenistit Novak Djokovic nga Australia, pasi mashtroi në historinë e tij lidhur me koronavirusin dhe marrjen e vaksinës.

novakdjokovicerionbrace

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Braçe vendos të krahasojë rastin e Djokovic, që është një prej sportistëve më të njohur në Serbi dhe botë, me VIP-at shqiptarë që refuzojnë të bëjnë vaksinën.

 Me nota ironie, Braçe deklaron se VIP-i pa vaksinë kthehet në Serbi pasi rregullat në Australi nuk e lejojnë, ndërsa vipllëku në Shqipëri është përtej ligjit.

Postimi i Erion Braçes:

Vip-i pa vaksinë kthehet në Serbi, sepse ligji nuk e njeh vipllëkun! Numri 1 i tenisit në botë dhe hero kombëtar në Serbi-nga këta që ai vend i shpall çdo muaj, ishte i pa vaksinuar, për pasojë ne kundërshtim me ligjin e rregullat në Australi! Pike dhe kaq!

 Po këtu? Këtu vipllëku është përtej ligjit, rregullave; këtu VIP-at i bëjnë vetë rregullat e sëmundjes; lexojnë aq shumë sa plasin dhe e vendosin vetë, individualisht si VIP apo në grup si VIP-a, se si përballen me sëmundjen:

Nuk ka rëndësi në janë këngëtarë, aktorë, gastorë, prezentatorë apo politikanë, nuk ka rëndësi që janë në festa apo protesta, ata janë VIP-a dhe janë mbi ligjin e rregullat! Aaaa po, rëndësi ka që ata i thonë popullit: Për ju ka rregulla te tjera!

Dhe pasoja: Të premte- 2 179 të infektuar dhe 7 të vdekur; të shtunë- 2 163 të infektuar dhe 3 të vdekur. Dhe nuk ka mbaruar; të infektuarit e sotëm janë ata të festave të ndaluara e mitingjeve të lejuara të fundvitit; tani prisni valën e festave, mitingjeve e protestave të kësaj jave!

LEXO EDHE: U dëbua nga Australia, reagon babai i Xhokoviç: Atentat i dështuar me 50 plumba

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"