Debi i Superheronjve / Nga “Zoti Fantastik” te “Kapiten” Ibra, Interi dhe Milani në një duel me superfuqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 8:41

Debi i Superheronjve / Nga “Zoti Fantastik” te “Kapiten” Ibra, Interi dhe Milani në një duel me superfuqi

Një derbi për super heronj. Një Inter-Milan me superfuqitë e topit.

MILAN INTER

Lukaku dhe forca mbinjerëzore e “Thingut”. Hernandez po aq shpejt sa Flash. Tonali me fuqinë brutale, por fisnike të Konan barbarit. Çalhanoglu drejtor me një mendim superior si “Mister Fantastic”.

Ibrahimovic, i cili, brenda ose jashtë fushës, është simboli shpirtëror i Milanit, si “Kapiten Amerika” tek “Avengers”-at. Lautaro me kthetra vdekjeprurëse prej Uolverinit. Një lojë paralelesh: lojtarët e futbollit janë superheronjtë e kulturës moderne popullore.

SI DIKUR – Ata nuk e shpëtojnë botën, nuk i mposhtin armiqtë që duan të pushtojnë planetin, por në dhomat e fansave të rinj të të gjitha moshave posterat e tyre alternohen me ato të “SpiderMan” dhe “Batman” dhe imazhi i tyre është sinonim i suksesit. Fanellat janë veshja e betejës.

Këmba e majtë e Xhixhi Rivës ishte si çekiçi i “Thorit”. Driblimi i Baxhos kishte fuqitë mistike të “Doktor Strange”.

Kur Zenga u përball me të pamundurën, ai dukej si “Njeriu Merimangë”. Mesi sot është “Superman”. Misioni i tyre është të japin disa orë gëzim, sepse nga fuqitë e mëdha vijnë përgjegjësi të mëdha ndaj tifozëve dhe futbollit. Inter dhe Milan, superfuqitë qofshin me ju.

ÇALHA, “ZOTI FANTASTIK” – Hakan Çalhanoglu, ashtu si “Zoti Fantastik”, ka trurin si pikën e tij të fortë. Heroi konsiderohet si njeriu më i zgjuar në botë, ai që nuk e humbet asnjëherë logjikën, përdor gjithmonë racionalitetin dhe menaxhon gjithmonë situatat që do të fusnin në panik këdo.

Marvel-Comics-Reed-Richards-e1673355952680

Të njëjtin funksion ka edhe turku tek Interi, lojtari më gjakftohtë i organikës, i aftë të lexojë lojën dhe të shmangë çdo kurth të kundërshtarëve.

Kur shokët e skuadrës nuk dinë çfarë të bëjnë, mesfushori u ofron me shumë qetësi për zgjidhjet e situatave dhe udhëzon lëvizjen pasardhëse sikur të jetë duke luajtur shah.

Por nuk është vetëm truri pika e tij e fortë, por edhe fiziku, larg të talentuarit tipik me muskuj të kristaltë dhe me fuqinë e mjaftueshme për të përballur rivalët dhe për të mbërritur në çdo cep të fushës.

LUKAKU, “THING” – Gjigant, i mirë dhe më një buzëqeshje të cilën rrezet kozmike që e transformuan nuk ia hoqën dot. “Thing” është nga ata heronj që rrëzon në tapet çdo kundërshtar.

Collage Maker-05-Feb-2023-08.39-AM

I frikshëm për ta, ashtu si Lukaku në fushën e lojës dhe mbi të gjitha në zonën kundërshtare, sulmuesin e lidh me heroin edhe historia e tij.

Të dy vijnë nga familje të thjeshta, me motivin për të bërë mirë dhe në rastin e lojtarit, mungesa e të ardhurave dhe dashuria për futbollin ishin rrezet e tij kozmike, që në fund e transformuan në një sulmues të klasit botëror.

Shtatlartë dhe muskuloz, goditja e belgut duket e njëjtë me atë të superheroit, pa i lënë asnjë shans mbrojtësve dhe portierit rival, gjithmonë me grintën brenda për të shkuar te fitorja.

LAUTARO, “WOLVERINE” – Emri i heroit që vjen nga ujku, është simboli më i mirë i të dyja figurave: dikush që nuk heq asnjëherë dorë nga preja e tij, dikush që me kokën ulur nuk ndalet dhe shfrytëzon çdo mënyrë për të mbërritur qëllimin që ka.

S7mdQMREoCu6cma4vaRs6o

Parametrat e njëjtë fizik me protagonistin e “X-Men” vetëm e kanë plotësuar krahasimin e Lautaros me figurën, si një personazh me gjatësi mesatare, shumë i fortë, me flokët si mburojë dhe prej të cilit buron një energji e pashtershme.

Në ndjekje të golit, sulmuesi argjentinas është po aq i pamëshirshëm sa heroi, me shumë fuqi, shpejtësi dhe saktësi të frikshme, edhe kur topi duket i paarritshëm.

Jo më kot është ai njeriu-derbi i Interit dhe një nga makthet e kuqezinjve.

“FLASH TEO” – Më i shpejtë se sa drita, aq sa nuk e ndal dot askush kur është nisur. Superheroi “Flash” i krijuar në 1940-ën nga Gardner Fok e Herri Lampert u modernizua përfundimisht në 1956- ën.

The-Flash-The-Fastest-Man-Alive1-1

“Flash” është sinonim i shpejtësisë, e cila e bën të padukshëm kur zhvendoset. Rrufeja në gjoks përshkruan më së miri personazhin, teksa në Serinë A është e vështirë të gjesh dikë më të shpejtë se Teo Hernandezin.

Shpejtësia e tij i kalon 35 km/h dhe përbën një superfuqi që shpesh Milanit i ka dhënë kënaqësi të mëdha.

Kuqezinjtë shpresojnë të bëjë të njëjtën gjë edhe në derbi pas një janarit të errët në aspektin profesional.

Në fakt, deri tani ky është sezoni më i dobët i francezit si kuqezi, siç e dëshmojnë edhe 4 asiste e vetëm 2 gola në 24 prezenca sezonale në klub.

“KONAN TONALI” – Shpirt i lirë dhe lider natyral. Si Sandro Tonali. Ashtu si Konan, edhe mesfushori kuqezi shfrytëzon fizikun.

Collage Maker-05-Feb-2023-08.40-AM (1)

Nofka “barbari” e superheroit ka pak lidhje me karakterin e tij. Ky personazh i krijuar në vitet ‘30 nga Robert Hauard u bë i famshëm kur Roi Tomas dhe Berri Smith e përfshinë nëpër revista vizatimore.

“Konani” nuk kishte frikë të përballej me kundërshtarët, e po ashtu nuk ka as numri 8 kuqezi, që ka një karakter gjaknxehtë dhe nuk lodhet kurrë së luftuari.

Tonali respektohet si lider, pavarësisht moshës, ndaj do të jetë ai që do të japë kushtrimin për sulm në derbi. Siç ka bërë gjithmonë në çdo ndeshje, por për një milanist si ai kjo sfidë dihet që ka një shije të veçantë, e nuk do të dojë të hidhërohet rishtazi pas asaj që ndodhi në Superkupë.

IBRA, “CAPTAIN AMERICA” – Si një nga superheronjtë më të vjetër, “Kapiten Amerika” përshtatet më së miri me Ibrahmoviçin.

Captain-America-Steve-Rogers-Reading-Order

Personazhi në fjalë u krijuar në 1940-ën nga Xho Simon dhe Xhek Kribi, teksa ky i fundit e modernizoi në 1964-ën, duke i dhënë pamjen dhe karakteristikat që gëzon ende sot.

Personazhi shekullor mori spunton nga një djalosh i përulur nga një familje emigrantësh që u rekrutua për Luftën e Dytë Botërore. Si një superushtar ai lufton me forca të shtuara nga një injeksion që i dha fuqi shtesë.

Mbase është e njëjta formulë që po e bën Ibrën një futbollist kaq jetëgjatë, e që si një flamur valëvitet mbi kokat e shokëve të tij.

Vërtet suedezi nuk do të jetë në fushë të dielën, por lidershipi i tij ka nisur të ndihet brenda skuadrës pas stërvitjes së parë në grup.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"