Debatoi me Mesin për gjendjen e skuadrës, Abidal “kafshon gjuhën”: Problemet e brendshme nuk zgjidhen në media

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 22:25

Debatoi me Mesin për gjendjen e skuadrës, Abidal “kafshon gjuhën”: Problemet e brendshme nuk zgjidhen në media

Drejtori sportiv i Barcelonës Erik Abidal pranoi se është penduar për kritikat ndaj skuadrës katalanase të bëra në media.

erik abidal

Pasi Lionel Mesi replikoi me zyrtarin francez të klubit rreth paraqitjes jo në nivelin e duhur të disa prej futbollistëve të kampionëve të Spanjës, Abidal u shpreh sot gjatë prezantimit të sulmuesit të ri të Barçës Martin Breithueit se “duhej të tregohej më diplomat në deklaratat e tij kritike për skuadrën”, si dhe pranoi se “problemet e brendshme duhet të zgjidhen brenda klubit”.

“Kam mësuar shumë gjëra gjatë ditëve të fundit. Çështjet e brendshme duhet të zgjidhen brenda nesh jo nëpërmjet medias”, bëri me dije sot gjatë prezantimit të lojtarit danez Breithueit.

Abidal fajësoi disa prej lojtarëve të Barcelonës në fillim të këtij muaji për rezultatet luhatëse gjatë këtij sezoni në media. I irrituar nga sjellja e Abidalit, Lionel Mesi replikoi në rrjetet sociale duke i kërkuar ish-shokut të skuadrës të tregojë lojtarët përgjegjës për rënien e nivelit të ekipit. Pas këtyre debatave, presidenti i klubit Bartomeu mbajti një mbledhje me dyer të mbyllura me qëllim sheshimin e problemeve të brendshme të Barcelonës.

Abidal Messi

Ditën e sotme, Abidal duket se është tërhequr nga deklaratat e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"