Debatoi me Lerdën kur ishte te Partizani, ish-përgatitësi i të kuqve kalon tek…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 10:44

Debatoi me Lerdën kur ishte te Partizani, ish-përgatitësi i të kuqve kalon tek…

Trajneri i përgatitjes fizike, Korado Sakone, më në fund është ndarë nga Partizani dhe karrierën do ta vijojë në Kosovë.sakone 1

Pretendentët për titullin kampion të Kosovës, Gjilani, kanë përforcuar gjatë janarit jo vetëm boshtin e skuadrës, por edhe stafin teknik. Në Kosovë e kanë bërë të ditur se klubit gjilanas do t’i bashkohet përgatitësi i njohur atletik, italiani Korado Sakone.

59-vjeçari është mirëpritur si propozim nga bordi drejtues i klubit të Gjilanit dhe do t’i bashkohet skuadrës së Gentian Mezanit në Turqi. Ai ka punuar për 5 sezone me Napolin.

Te Partizani u aneksua pas debatit ish-trajnerin Franko Lerda, u afrua përkohësisht, pasi trajneri i ri, Adolfo Sormani, ka ardhur te “demat” bashkë me stafin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"