Debatik Curri firmos në Ukrainë me Ghoverla Uzhorod

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2013 | 12:20

Debatik Curri firmos në Ukrainë me Ghoverla Uzhorod

CurriDebatik Curri është kthyer sërish në futbollin ukrainas, vecse kësaj here jo në ekipin e Vorsklla Polltavës, nga ishte larguar tre vite më parë. Mbrojtësi i kombëtares kuqezi do ta vazhdojë në ekipin e Ghoverla Uzhorod, që luan në kategorinë e parë të futbollit ukrainas, me të cilin ka firmosur një kontratë 2-vjeçare. Lajmin për “Zeri” në Kosovë e ka bërë të ditur Shpëtim Babaj, i cili e ka ndërmjetësuar këtë transferim. “Debatik Curri ka arritur marrëveshje dyvjeçare me ekipin ukrainas Ghoverla Uzhorod”, – ka thënë Babaj, i cili aktualisht është aktiv edhe në fushën e futbollit, si lojtar i Trepçës’ 89. Babaj së bashku me Currin javën e shkuar kishin qëndruar në Ukrainë, kur edhe ishte firmosur marrëveshja. “Në funë të javës së shkuar kemi udhëtuar me Currin në Ukrainë dhe i kemi kryer të gjitha procedurat e marrëveshjes, e cila e ka kthyer Debatikun pas një kohe të shkurtët në futbollin ukrainas. Curri ka pasur disa oferta të mira, por kjo e Uzhorodit ishte më e leverdisshmja. Të dyja palët janë ndarë të kënaqura me marrëveshjen, cka ka bërë që ajo të arrihet lehtë dhe shpejt. Debatiku deri më datën 2 gusht do të duhet t’i bashkohej ekipit të ri në bazë të marrëveshjes që ka me të”.
Curri muaj më parë ishte ndarë me ekipin turk të Gençlerbirligi, ku kishte kaluar një periudhë mjaft të vështirë, e cila ishte përcjellë me dëmtime. Mirëpo, ndarja me turqit ia kishte hapur atij mundësitë që të kalonte në ndonjë klub tjetër. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ndërkohë kishte marrë disa oferta nga Turqia dhe Ukraina, por duket se më joshëse ishte ajo e Uzhorodit. 29 vjecari për pesë vite ka mbajtur fanellën e Vorsklla Polltavës, ku luan Dallku dhe Januzaj, para se të kalonte te Gençerbirligi në vitin 2010. Me Vorsklla Pollatëvn ai ka luajtur 148 ndeshje dhe ka shënuar 29 gola. Curri është pjesë edhe e kombëtares shqiptare, me të cilën ka luajtur 38 ndeshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"