Debati për banderolën në mbështetje të presidentit të Kosovës, ja çfarë thotë Kodi i Disiplinës Sportive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 11:16

Debati për banderolën në mbështetje të presidentit të Kosovës, ja çfarë thotë Kodi i Disiplinës Sportive

Në nenin 65 të Kodit të Disiplinës Sportive, ndër të tjera citohet: “Nuk lejohet provokimi me karakter politik, racial, fetar a gjinor, që synon nxitjen e urrejtjes e të dhunës ndaj pjesëmarrësve në veprimtarinë sportive”. |
Hashim Thaci Vlora krenohet me ty logo
Edhe pse banderolat në Vlorë nuk kishin ndonjë provokim në përmbajtje, por vetëm mbështetje ndaj një personi dhe qyteti, sërish për qëndrimin e tyre ose jo në rrethimin e brendshëm, vendos pikërisht delegati i ndeshjes, i dërguar nga FSHF.

Me sa duket, fakti që Thaçi përveçse president i Kosovës është natyrisht një personazh politik, FSHF ka menduar që të ndalojë një banderolë të tillë, në mënyrë që të mos bëhet precedent për të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"