Debati me partneren, flet babai i Aldo Teqjas: Ja e vërteta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 23:38

Debati me partneren, flet babai i Aldo Teqjas: Ja e vërteta

Portieri i Partizanit, Aldo Teqja, për fat të mirë i ka shpëtuar ndonjë tragjedie, pas rënies nga kati i gjashtë i pallatit të tij mbrëmjen e së shtunës.

aldo teqja partnerja

 

Burime pranë klubit të Partizanit thonë se Teqja ka pasur një debat me partneren e tij, dhe pasi është ngjitur në katin e gjashtë, ka vendosur të hidhet nga ballkoni.

bandicam 2019-10-07 23-14-50-523

(Babai i Aldo Tejqas)

Ndërkohë, babai i Aldo Teqjas, në një intervistë për “Top Channel”, shprehet se ngjarja ka qenë aksidentale. “Falenderoj mjekët për mbështetjen, klubin e Partizanit, FSHF, që i janë gjendur pranë djalit tim. Dua të sqaroj se ngjarja ka qenë aksidentale. Aldo është mirë. Dua të falenderoj edhe familjen e të fejuarës së djalit, që kanë ndenjur pranë për 48 orë e deri tani. I falenderoj jashtë mase. Zoti e ka ndihmuar, dhe vullneti i tij. Forca e tij” – deklaroi babai i Teqjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"