DEBATI/ Kolela bën gazetarin me Ledio Panon dhe Andi Lilën: A t’ju bëj një pyetje unë? (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2023 | 20:39

DEBATI/ Kolela bën gazetarin me Ledio Panon dhe Andi Lilën: A t’ju bëj një pyetje unë? (VIDEO)

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, pas ndeshjes ku skuadra e tij u eliminua nga Kupa përballë Vllaznisë, kërkoi që të bënte ai gazetarin, teksa i kthente përgjigje pyetjeve nga opinionistët e ”Oversport”, Ledio Pano dhe Andi Lila të cilët po e pyetnin për ndërrimet e shumta.

kolela

Tekniku i të kuqve kërkoi që të bënte ai gazetarin në një shkëmbim të këndshëm batutash, që ju sjellim në vijim.

Kolela: A mund të bëj një pyetje unë? A të bëj unë gazetarin? Ndeshja sipas jush shkoi mirë apo shkoi keq?

Lila: Ndeshja shkoi shumë mirë dhe kishit mundësi për ta kaluar.

Pano: Kishte mundësi të shkonte edhe më mirë…

Kolela: Atëherë pyetja e radhës është: Nëse shkoi mirë ndeshja, si ka mundësi që shkoi mirë ndeshja kur trajneri i Partizanit ndryshoi 9 nga 10 lojtarët? Kjo është pyetja që ju bëj juve.

Lila: Ndeshja ka shkuar shumë mirë por do të presim fundjavën e shohim nëse do të jenë ndaj Kastriotit këta 9 lojtarë apo jo.

Kolela: (qesh) Ku i dihet, ndoshta edhe jo. Sepse papritur sot këta shkuan mirë dhe u bënë titullarë dhe ata të tjerët bëhen zëvendësues. Sipas meje futbolli është paksa ndryshe…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"