Debati i Duros me Veliun, Idrizi kërkon nga të dy që të bëjnë….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2018 | 12:53

Debati i Duros me Veliun, Idrizi kërkon nga të dy që të bëjnë….

Franc Veliu kthehet në çështje pas mospra nimit të shiritit të kapitenit në ndeshjen me Lushnjën. Lojtari shkoi në seancën e djeshme stërvitore dhe ka dashur që të sqarohet me trajnerin Duro, për gjithç- ka ka ndodhur. Mësohet se Veliu i ka thënë trajnerit Duro, se ka qenë një keqkuptim. Dje, trajneri Shpëtim Duro konfirmoi çka ndodhi në debatin mes tij dhe Veliut, lajm që dje u publikua ekskluzivisht nga “Panorama Sport”.

Trajneri Duro sqaroi dje për gazetën gjithçka ndodhi, ndërsa tha se masa që mori ishte pezullimi nga ndeshja. Sa i përket masave të tjera, trajneri tha se tashmë nuk janë në kompetencën e tij, por të klubit. “Ngjarja është ajo që ju publikuat në gazetë. Unë i dhashë Veliut shiritin e kapitenit, por ai nuk e pranoi. Në këto kushte unë e pezullova dhe nuk e aktivizova në takimin me Lushnjën, edhe pse e kisha planifikuar si titullar. Sot (dje) Veliu erdhi dhe më takoi, ndërsa më tha se gjithçka ishte një keqkuptim. Unë atë masë që kisha për të e mora, e pezullova nga ndeshja, tani nuk ka më çfarë mase të marr. Është klubi ai që mund të ndjekë këtë çështje nëse e shikon të arsyeshme”, tha Duro.
idrizi-470x303
ADMINISTRATORI

Sinan Idrizi pret raport me shkrim për debatin mes trajnerit Shpëtim Duro dhe mbrojtësit Franc Veliu. Një fakt të tillë e konfirmoi dje për “Panorama Sport”, vetë administratori Sinan Idrizi. Kreu i klubit tha se te Flamurtari ka rregulla dhe nuk është “han me katër porta”. Idrizi theksoi se pret raport me shkrim nga trajneri Duro dhe mbrojtësi Veliu dhe më pas do të ballafaqojë palët. “Për debatin mes trajnerit Duro dhe futbollistit Veliu unë pres raportin me shkrim. Nuk jemi han me katër porta… Nga të dyja palët dua me shkrim se çfarë ka ndodhur dhe sesi është historia. Pasi të vijë raporti do ballafaqoj palët dhe pretendimet e tyre. Tani nuk kam se çfarë mase të marr, pa ditur realisht sesi është ngjarja. E përsëris, nuk mund të besoj që Veliu nuk ka pranuar të mbajë shiritin e kapitenit, pasi është vlonjat dhe ka qenë kapiten, por do të dëgjoj se cilat janë pretendimet e tyre”, u shpreh Idrizi.

ÇFARË NDODHI

“Panorama Sport” zbuloi ekskluzivisht debatin mes trajnerit Duro dhe mbrojtësit Veliu. Në mungesë të Danilo Alveshit, i cili ishte ulur në stol për shkak të dëmtimit dhe që zëvendëson kapitenin Tomislav Bushiç derisa të kthehet nga dëmtimi, Veliu duhet që të mbante në këtë takim shiritin e kapitenit. Por, mbrojtësi nuk ka pranuar që të ishte kapiten. “Franci, në këtë ndeshje do të jesh kapiten”, i pati thënë Duro Veliut, por ky i fundit nuk ka pranuar. “Jo, nuk mund ta bëj kapitenin. Mirë është që ta marrë ndonjë tjetër shiritin”, ka thënë Veliu. Por, kjo përgjigje ka acaruar tej mase trajnerin Duro. Kreu i pankinës është mërzitur shumë dhe e ka dënuar Veliun, duke mos e aktivizuar fare në këtë ndeshje. “Në rregull, nuk pranon të jesh kapiten, nuk do të luash në këtë takim. Je i pezulluar”, është shprehur Duro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"