Debate prej muajsh për të bindur Nojerin, Salihamixhiç i gëzuar: Nuk ishte e vështirë ta bindje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2020 | 23:57

Debate prej muajsh për të bindur Nojerin, Salihamixhiç i gëzuar: Nuk ishte e vështirë ta bindje

Drejtori sportiv i skuadrës së Bajernit, Hasan Salihamixhiç, u pa shumë i qeshur mesditen e djeshme teksa po dilte nga zyrat e klubit nga Mynihu. Ai u shpreh se kjo marrëveshje ishte nga më të lehtat që kishte bërë që nga koha kur mori detyrën e drejtorit sportiv.
Salihamixhiç
“Nuk është e vështirë të bindësh Manuel Nojerin (qesh)… Arritëm një akord që për mendimin tim është në favor të klubit dhe të Manuelit. Ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe skuadra për atë. Pra, dashuria ekzistonte dhe do të vazhdojë të ekzistojë nga të dyja palët, – nënvizon Salihamixhiç. – Nojer është një nga portierët më të mirë në botë dhe ne jemi më se të lumtur që ai është pjesë e skuadrës sonë. Me të jam i bindur që do të vazhdojmë të fitojmë shumë trofe të rëndësishëm duke nisur nga sezoni aktual. Tani tifozët mund të qëndrojnë të qetë pasi kapiteni i tyre do të vazhdojë të luajë edhe për shumë sezone në skuadrën e Bajernit”, përfundoi drejtori teknik Hasan Salihamixhiç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"