Debate para ndeshjes në kampionat, Zidan “injoron” Hamesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2020 | 22:00

Debate para ndeshjes në kampionat, Zidan “injoron” Hamesin

Zinedin Zidan tha se Hames Rodrigez i kishte kërkuar leje për të mos qenë prezent për sfidën ndaj Bilbaos, por gazeta “MARCA” ka zbuluar të vërtetën.
15939613266991

Trajneri francez dhe lojtari kolumbian kanë pasur një debat dhe një diskutim të gjatë përpara kësaj sfide, ku mesfushori i ka shprehur pakënaqësinë për faktin që po luan shumë pak dhe i ka thënë se Zidan nuk ka besim tek ai. Por Zizu i ka thënë se do t’i aktivizojë të gjithë lojtarët dhe po përpiqet të menaxhojë një grup shumë të madh futbollistësh, ku të gjithë janë duke “vrapuar” me 100 në orë dhe është e vështirë që të lësh dikë në stol.

Por kjo gjë nuk e ka bindur Hamesin, i cili ka thënë se trajneri nuk është treguar i drejtë me të dhe nuk i ka dhënë mundësitë për të treguar vlerat që ka. Kjo ka bërë që Zidan ta lërë jashtë për këtë ndeshje duke thënë se futbollisti nuk ishte gati në aspektin psikologjik. Hames është në shitje për 20 mln euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"