Debate dhe analizë për humbjen me Laçin, Gjoka do kthesën ndaj Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2017 | 12:00

Debate dhe analizë për humbjen me Laçin, Gjoka do kthesën ndaj Flamurtarit

Humbja me Laçin nuk ka kaluar pa zhurmë te Vllaznia. Para se të niste stërvitja, trajneri Ernest Gjoka ka mbledhur ekipin dhe ka zhvilluar një analizë të detajuar. Ai ka kërkuar prej skuadrës më shumë seriozitet dhe, mbi të gjitha, do që grupi që drejton të jetë kompakt. Me sa duket, mungesa e rezultateve ka sjellë jo pak debate edhe brenda lojtarëve.

gjoka

Një top i humbur, një mundësi shënimi e shkuar dëm, ka shtuar edhe polemikat. Ndaj trajneri pret që grupi të jetë i bashkuar për të kaluar krizën ku janë përfshirë në këto momente. Më shumë se sa për të kërkuar llogari dhe gjetur fajtor, Gjoka është ndalur edhe në aspektin psikologjik.

Ndërsa disa minuta janë rezervuar për përballjen me Flamurtarin, ku të gjithë presin “autokritikën”. Pasi mbylli analizën, ekipi u zhvendos te stërvitja. I vetmi shqetësim për stafin teknik është Antonio Marku. Ai ka zhvilluar një stërvitje të diferencuar për shkak të një problemi në këmbë. Megjithatë, deri të premten, do të mësohet zyrtarisht nëse do të jetë apo jo në fushë ndaj vlonjatëve mbrojtësi i majtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"