De Vrij te Interi, Tare piketon qëndërmbrojtësin brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2018 | 14:00

De Vrij te Interi, Tare piketon qëndërmbrojtësin brazilian

De Vrij zyrtarisht tashmë është një lojtar i Interit. Igli Tare është venë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e tij. Tare njihet për zbulimin e “të panjohurëve” në botën e futbollit, por që në fushë shkëlqejnë.

dede
Piketat e tij kësaj herë janë hedhur në Brazil. Anderson Vital da Silva është emri i ri në krye të listës. Lojtari njihet me emrin e shkurter Dede. Ai është 30 vjeç, megjithatë ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me skuadrën e tij Kruziero. Tare kësaj here kërkon një siguri dhe jo më eksperimente.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"