De Vrij “i tregon dhëmbët” Totenhemit: Nuk vijmë në Londër vetëm për 1 pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2018 | 17:19

De Vrij “i tregon dhëmbët” Totenhemit: Nuk vijmë në Londër vetëm për 1 pikë

Skuadra e Interit do të ndeshjet me Totenhemin në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve në Champions League.

de-vrij-4

Megjithëse skuadrës zikaltër i duhet thjesht një barazim për t’u kualifikuar në fazën tjetër, ka qenë mbrotjësi De Vrij ai i cili u ka bërë të ditur kundërshtarëve që nuk do të vijnë në Londër vetëm për një pikë.

“Jemi mirë, një pikë mjafton. Por nuk do të shkojmë me idenë për të barazuar. Duam të fitojmë, kjo është çështja në çdo ndeshje. Në dhomat e zhveshjes ne fokusohemi te sfida e radhës, dhe dy ndeshjet ndaj Barcelona-s na kanë mësuar shumë sepse luajtëm ndaj një prej skuadrave më të mira në botë. I prisnim ndeshjet e tilla, e dinim se sa të fortë ishin, por është e bukur të luash ndaj këtyre ekipeve për të parë se në çfarë niveli je.” – ka thënë mbrojtësi për Sportmediaset.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"