“De Vraj na la jashtë Champions-it në vitin 2018”, Lotitos nuk i del inati: Duhet të kisha dhënë urdhër që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 17:51

“De Vraj na la jashtë Champions-it në vitin 2018”, Lotitos nuk i del inati: Duhet të kisha dhënë urdhër që…

Lacio ishte shumë afër kualifikimit në Ligën e Kampionëve në vitin 2018, por dështuan vetëm në ndeshjen e fundit, teksa humbën me rezultatin 2-3 me Interin dhe nga kjo u kualifikuan zikaltërit.

ROME, ROMA - MAY 20:  Stefan De Vrij of SS Lazio looks dejected at the end of match the serie A match between SS Lazio and FC Internazionale at Stadio Olimpico on May 20, 2018 in Rome, Italy.  (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, rikthehet të falsë për atë kohë, teksa shprehet se ndeshjen e humbën për shkak të Stefan De Vraj: “Unë marr përgjegjësinë për atë humbje kundër Interit, sepse lejova De Vraj të luante. Duhet të kisha ndërhyrë. Tani kam filluar të reflektoj për gjërat që shkuan keq.

Asnjëherë nuk duhet të lejoja që ai të luante në atë ndeshje, pasi humbëm pikërisht për shkak të tij. Stafi më tha se ai është një profesionist i madh, ndërsa unë i paralajmërova se aktivizimi i tij nuk ishte një ide e mirë. Gabimi im ishte që nuk dhashë urdhër, që të mos aktivizohej.”, u shpreh Lotito.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"