De Rosi pranë pankinës së parë në Serinë A, kontaktohet nga klubi i njohur italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 14:49

De Rosi pranë pankinës së parë në Serinë A, kontaktohet nga klubi i njohur italian

Pas humbjes së rëndë ndaj Interit me shifrat 6-1 dhe pas eliminimit nga fazat e para të Kupës së Italisë një muaj më parë nga skuadra e Serisë B, Ternana, tani më pankina e Sinisa Mihajloviç tek Bolonja ka filluar të “lëkundet”.

DE ROSI

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, drejtori i klubit emilian, Valter Sabatini i cili më parë ka qenë pjesë për disa muaj tek Interi si drejtues edhe tek Roma prej disa vitesh, ka kontaktuar Daniele De Rosin si trajner të mundshëm të Bolonjës.

Tashmë kartat janë ndërruar dhe nga besimi që drejtuesit më të lartë i kishin dhënë Mihajloviçit tani gjithçka duket se është përmbysur duke kontaktuar një ish-kampion Bote me Italinë në vitin 2006, Daniele De Rosin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"