De Rosi: Nuk e di ç’patën tifozët, me shqiptarët e kemi pasur gjithnjë mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2017 | 0:42

De Rosi: Nuk e di ç’patën tifozët, me shqiptarët e kemi pasur gjithnjë mirë

Daniele De Rosi ka komentuar episodet e pakëndshme gjatë ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, që sollën ndërprerjen e lojës për tetë minuta në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos.

De Rosi mes tymit

“Është gjynah si për ne edhe për ata. Klima mes nesh dne shqiptarëve ka qenë përherë e përsosur. Nuk e di çfarë i nxiti tifozët të hedhin fishekzjarrë dhe tymuese. Megjithatë mendojmë se shkoi mirë”, u shpreh për mediat italiane mesfushori, autor i golit të parë në fitoren e “axurrëve” 2-0.

De Rosi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"