De Rosi falet në Itali, Disiplina i jep një gjobë të majme Spaletit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2018 | 17:19

De Rosi falet në Itali, Disiplina i jep një gjobë të majme Spaletit

Daniele De Rosi, por edhe Papu Gomez i Atalantës, vendosën ta injoronin urdhrin e Serisë A, që të gjithë kapitenët të luajnë me të njëjtën fashë, ku lexohet vetëm “Captain”, dhe asnjë personalizim më shumë.

spaleti

Gjithsesi, Komisioni i Disiplinës, vendosi ta tolerojë shkeljen e tyre në këtë javë të kampionatit, dhe të dy i shpëtuan dënimit. Ndërkohë, një gjobë të majme, plot 10 mijë euro, ka marrë Luçiano Spaleti, për përballjen  me një ton të ashpër ndaj arbitrit kryesor të takimit pas ndeshjes me Sasuolon.

Gjoba pati edhe për skuadra si Parma, Udineze apo Napoli sjellje të palejuara të tifozëve të tyre në shkallët e stadiumit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"