De Ligt tjetër shuplakë “Zonjës së Vjetër”: Bajerni i Mynihut tenton çdo vit Champions-in, Juventusi jo!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2022 | 9:01

De Ligt tjetër shuplakë “Zonjës së Vjetër”: Bajerni i Mynihut tenton çdo vit Champions-in, Juventusi jo!

Transferimi i Matajs de Ligtit në aksin Torino-Mynih me destinacion Bajernin ka “thyer” traditat e rekordmenëve gjermane në tarifat e transferimeve me 67 milionë euro.

DE LIGT 2

Së fundmi, holandezi atë çka nuk po e kryen dot në mënyrën më të mirë në fushë, po e realizon me deklarata. I grumbulluar me kombëtaren “tulipane”, 23-vjeçari e krahasoi Juventusin me Bajernin dhe pritshmëritë nga ambientet respektive:

“Kalimi te Bajerni është padyshim hapi më i madh në karrierën time si profesionist. Bavarezët e kanë dëshmuar gjithmonë se mbeten një nga ekipet kryesore në fitimin e kompeticionit më të rëndësishëm për klube, Champions-in.

Ndërsa te bardhezinjtë nuk mendohej si prioritet fitimi i kompeticionit në fjalë.

Gjithsesi, ishte një eksperiencë e bukur të luaja në Torino dhe jam i sigurt se do të më vlejë në të ardhmen, pasi çdo skuadër ka karakteristikat e saj, të cilat të rrisin në dimensione të ndryshme”, përfundoi Matajs.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"