De Ligt flet për vështirësitë e përshtatjes: Juventusi është skuadra më e mirë në Itali, Liga e Kampionëve …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 19:21

De Ligt flet për vështirësitë e përshtatjes: Juventusi është skuadra më e mirë në Itali, Liga e Kampionëve …

Mbrojtësi holandez që erdhi me mjaft bujë te Juventusi në merkaton e verës,De Ligt ka folur për faqen zyrtare të UEFA-s:de ligt

“Të luash në Itali është e vështirë të ambientohesh, sepse ndodhesh shpesh një kundër një me sulmuesin kundërshtar. Në Itali luhet edhe me më shumë se një lojtar kundër një sulmuesi, prandaj është shumë e vështirë. Por kjo më ka kthyer në mbrojtësin që jam sot. Nuk kam frikë të jem një kundër një, gjë të cilën e kam mësuar te Ajaksi.

Deri 15 vjeç isha trekuartist. Kam luajtur shumë në mesfushë, kam shënuar disa gola dhe kam dhënë disa asiste, mirëpo më thanë se është më mirë të luaj në qendër të mbrojtjes. Fillimisht mendoja se nuk më pëlqente të luaja në mbrojtje, gjithsesi tani e kuptoj që eksperienca në mesfushë më ka ndihmuar.

Juventusi është skuadra më e fortë në Itali, e cila synon të sulmojë dhe të fitojë. Duhet të besojmë te Liga e Kampionëve. Mendoj që çdo skuadër ëndërron ta fitojë atë, por nuk mund të thuash kurrë se cila do ia dalë. de ligt

Ne jemi të angazhuar maksimalisht, dimë si të jemi të fortë, kemi kualitetin e duhur dhe duhet ta tregojmë në fushë. Duhet dhe pak fat, prandaj nuk mund të them nëse do e fitojmë. Sigurisht që kualiteti nuk mungon, por le të shohim.”, u shpreh holandezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"