De Laurentis nuk fal, gati revolucioni në janar. Edhe Hysaj në “syrin e ciklonit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 12:18

De Laurentis nuk fal, gati revolucioni në janar. Edhe Hysaj në “syrin e ciklonit”

Aurelio De Laurentis, nuk do ta lërë të kalojë me qetësi revoltën e lojtarëve të Napolit, pas ndeshjes me Salcburgun, teksa refuzuan të grumbullohen dhe shkuan në shtëpitë e tyre.

Hysaj

Siç raporton prestigjozja “Gazzetta Dello Sport”, presidenti në merkaton e janarit nuk do të tolerojë dhe do të kalojë në spastrime, me ose pa pëlqimin e trajnerit.

Kjo media bën me dije se në qendër të “ciklonit” janë “kapot e revolucionit”: Mertens, Insinje, Alan, Kajehon. Gjithashtu në merkato do të dalin edhe Gulam e Hysaj. Ndërsa për Kulibalinë do të pritet oferta më e mirë, pasi shihet si një aset i madh i klubit.

Duket se De Laurentis këtë herë e ka shumë seriozisht dhe inati i tij nuk përjashton as Ançelotin, të cilit duket se i është dhënë afat dhe dy ndeshje për të rikthyer skuadrën te fitorja.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"