De Laurentis: Ndaj Sitit lojtarët duhet të pushojnë, rëndësi ka ndeshja me Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 13:14

De Laurentis: Ndaj Sitit lojtarët duhet të pushojnë, rëndësi ka ndeshja me Interin

Napoli i tij po shkëlqen këtë sezon në Serinë A, me 8 fitore në 8 ndeshjet e para, dhe presidenti Aurelio De Laurentis duket se tashmë është i përqendruar totalisht tek kampionati italian.

de-laurentiis-475x315

Në vigjilje të sfidës me Mançester Sitin në Ligën e Kampioneve, presidenti deklaroi: “Mendoj se disa lojtarë duhet të pushojnë. Ndeshja e radhës me Interin në kampionat ka më shumë rëndësi.”

“Ne do ta presim Sitin, por ajo është një ndeshje pothuajse e pamundur për tu fituar. Guardiola është dinak si një dhelpër e vjetër, dhe ai e njeh cilësinë e skuadrës së tij. Ndaj Interit kemi avantazh se luajmë në shtëpinë tonë, dhe aty do të japim maksimumin. Pres që edhe tifozët ta mbushin stadiumin plot” – deklaroi presidenti për “Gazzetta dello Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"