De Laurentis e quajti stadiumin “WC”, kryetari i Napolit: Nuk ke investuar 1 euro për të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 18:43

De Laurentis e quajti stadiumin “WC”, kryetari i Napolit: Nuk ke investuar 1 euro për të

Presidenti i Napoli, Aurelio De Laurentis ka filluar një përplasje verbale me kryetarin e qytetit të Napoli, Luixhi de Magistris. Numri “1” i Napolit është shprehur i indinjuar në lidhje me gjendjen e stadiumit për të cilin i paguan qira këshillit të komunës.

de laurentis

Nuk kanë qenë të lehta deklaratat e presidentit të napoletanëve i cili e quan stadiumin “WC’, por e menjëhershme ka enë edhe përgjigja që ka marrë nga Luixhi de Magistris i cili thotë:

 

“U befasova me disa nga dekaratat e De Laurentis. Ai thotë: San Paolo është një WC. Mirë, ai nuk ka bërë asgjë për ta ndrequr atë WC, ai për dallim nga presidentët e tjerë nuk ka investuar as edhe një euro, por ka gjetur para për të bërë marrëveshje të tjera, duke blerë barin.

05/02/2013 Roma, trasmissione Ballarò. nella foto Luigi De Magistris,  sindaco di Napoli

05/02/2013 Roma, trasmissione Ballarò. nella foto Luigi De Magistris, sindaco di Napoli

Në kushtet e kontratës, ne kemi pasur takime dhe pastaj ditën tjetër ai ka ndërruar mendje. Stadiumi i përket qytetit, asnjëherë nuk ka bërë ofertë për ta blerë. Një stadium i ri? Ai e kundërshton, ne nuk mund të flasim për asgjë. Ai duhet të jetë i lumtur – edhe pse me ditë të numëruara, për punët që janë bërë në San Paolo”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"