De Gea trondit Mançester Junajtid, ja sa rrezikon të mungojë portieri spanjoll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 21:26

De Gea trondit Mançester Junajtid, ja sa rrezikon të mungojë portieri spanjoll

Lajme të këqija për Ole Gunar Solskjaerin në prag të ndeshjes kundër Liverpulit, e cila mund të vendosë shumë për të ardhmen e tij në stolin e Mançester Junajtid.

De Gea

Portieri David De Gea ka pësuar një tërheqje muskulore gjatë ndeshjes së Spanjës kundër Suedisë dhe sipas “The Sun”, jo vetëm që e ka të sigurt humbjen e kryesfidës së kësaj fundjave në “Old Trafford”, por rrezikon të qëndrojë jashtë fushe deri në dy muaj. 28-vjeçari u lëndua pasi largoi një top të kthyer pas në minutën e 59-të.

Ai u zëvendësua menjëherë nga Kepa. Në pritje të testeve mjekësore, “The Sun” zbulon se stafi mjekësor i Junajtid ka frikë se ai mund të mungojë deri në 8 javë. Solskjaer konfirmoi se përveç De Geas, kundër “reds”- ave do të mungojë edhe Pogba dhe Lingard.

Ndaj Liverpulit, portën pritet ta mbrojë Serxho Romero. Megjithatë, statistikat e Romeros në Premier Ligë janë premtuese. Në 7 ndeshjet që ai e ka zëvendësuar De Gean, gjashtë prej tyre i ka mbyllur me portën e paprekur (86%), nuk ka regjistruar asnjë gabim ndaj 10 të kolegut, ka bërë 20 pritje dhe mesatarja e pritjeve për ndeshje është 2.9.

Topat e tij të gjatë të saktë janë 54, me një mesatare prej 7.7 topash të saktë për ndeshje, ndaj 6.6 të De Geas, i cili edhe numrin e pritjeve e ka më të ulët, 2.8 për ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"