De Gea si Pike, në bisedime për të blerë klubin e zemrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 9:57

De Gea si Pike, në bisedime për të blerë klubin e zemrës

David De Gea mund të bëhet investitor në futboll, duke qenë ende aktiv në fushë. Portieri i Mançester Junajtidit është i interesuar për të blerë klubin e Kategorisë së Dytë në Spanjë, Elken.david de gea

Nëse marrëveshja do të finalizohej me sukses, sipas katalanases “Sport”, portierit spanjoll do t’i kushtonin aksionet 18 milionë euro. Hoze Sepulkre, i cili është edhe aksioneri kryesor i Elkes, është duke negociuar shitjen e mundshme të aksioneve të tij me menaxherin e portierit, Kristian Bragarnik. Megjithatë, kohët e fundit bisedimet kanë pësuar një ftohje.

De Gea ka një lidhje të fortë me klubin e Elkes. Ai është zotërues i abonesë sezonale në klub dhe Elke është klubi që ai është rritur duke e parë së bashku me të atin. Nëse De Gea do të bënte këtë blerje, ai do të ndiqte gjurmët e ish-shokut të skuadrës në kombëtaren spanjolle, Xherard Pike, i cili ka blerë klubin spanjoll të Andorrës vitin e shkuar dhe kohët e fundit ka përvetësuar edhe aksione në një tjetër klub, Gimnastik Manresa. Elke renditet aktualisht në mesin e klasifikimit në Segunda Divizion me 13 pikë dhe dje barazoi me Rajo Vajekanon 1-1.De Gea

Ata u ngjitën nga Kategoria e Tretë në 2018-ën, ndërsa prezenca e tyre e fundit në La Liga është regjistruar gjatë sezonit 2014-‘15. David De Gea është portieri më i paguar në historinë e futbollit. Nga kontrata e fundit që ai firmosi pak javë më parë në “Old Trafford”, ai përfiton një rrogë javore prej 350-375 mijë paund në javë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"