De Bur shkarkohet edhe në Premier Ligë, drejtoi vetëm 4 ndeshje pa shënuar asnjë gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2017 | 14:30

De Bur shkarkohet edhe në Premier Ligë, drejtoi vetëm 4 ndeshje pa shënuar asnjë gol

Trajneri holandez Frank De Bur është shkarkuar sërish shumë shpejt nga detyra e tij në krye të një klubi. Pas dështimit të eksperiencës në krye të Interit, ku qëndroi në drejtim për vetëm 85 ditë, ai është pushuar nga puna edhe nga klubi i Kristal Palasit në Premier Ligën angleze.

de bur

Në 4 ndeshjet e 4 javëve të para të këtij sezoni në Premier Ligë, Kristal Palas mori 4 humbje dhe nuk arriti të shënonte asnjë gol. Në këtë mënyrë drejtuesit e klubit vendosën të mos i besojnë më trajnerit De Bur duke i komunikuar lirimin nga detyra. Trajneri i ri i skuadrës angleze pritet të jetë ish-trajneri i kombëtares së Anglisë, Roi Hoxhson.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"