De Bryjne i zhgënjyer pas sfidës me Kanadanë: Nuk e meritoj trofeun si lojtari më i mirë i ndeshjes, ma dhanë për shkak të emrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2022 | 9:46

De Bryjne i zhgënjyer pas sfidës me Kanadanë: Nuk e meritoj trofeun si lojtari më i mirë i ndeshjes, ma dhanë për shkak të emrit

Mesfushori Kevin de Bryjne ka reaguar pas fitores së Belgjikës ndaj Kanadasë. Edhe pse ai mori trofeun si lojtari më i mirë ndeshjes, nuk është aspak i kënaqur nga loja e zhvilluar apo paraqitja e tij.

kevin

“Nuk luajta një lojë të mirë. Nuk e di pse më dhanë trofeun për lojtarin më të mirë të ndeshjes. Ndoshta për shkak të emrit. Unë nuk kam asnjë ide. Nuk mendoj se kam luajtur një ndeshje kaq të mirë. Na mungonte shpirti luftarak në pjesën e parë. Ky ka qenë gjithmonë një pjesë e problemit tonë. Puna e palodhur është një kërkesë minimale, por fatmirësisht ne ia dolëm. Loja duhet të përmirësohet. Nuk mendoj se ishim të stresuar. Nuk mund të flas për të tjerët, por gjithmonë e kam mbajtur veten shumë të qetë. Thjesht po e bënim të vështirë për veten tonë”, u shpreh mesfushori belg.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"