De Bryjne dhe Hazard nuk stërviten, Belgjika mund t’i fusë me injeksion kundër Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2021 | 19:55

De Bryjne dhe Hazard nuk stërviten, Belgjika mund t’i fusë me injeksion kundër Italisë

Belgjika dhe Italia vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e madhe të së premtes ku vetëm njëra nga kombëtare do të vazhdojë rrugën për në çerekfinale.

zard

Belgët vijnë disi të penalizuar në këtë sfidë, pas dëmtimeve të De Bryjne dhe Eden Hazard në ndeshjen e fundit kundër Portugalisë. Sipas “Gazetta.it”, të dy lojtarët kanë braktisur stërvitjen e sotme dhe me shumë mundësi nuk do të jenë në fushë kundër Italisë.

Por, Belgjika duke parë rëndësinë e lojtarëve po mendon të bëjë gjithçka që të ketë dy yjet e saj në fushë dhe mund tu injektojë një ineksion i cili do t’i largonte dhimbjet. Nuk dihet ende nëse kjo praktikë do të zbatohet, por gjasat për ti parë në fushë De Bryjnen dhe Hazardin ndaj “axurrëve” janë të pakta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"