De Brujn nuk e ka humbur ende besimin: Mos na fshini nga lista

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2018 | 10:00

De Brujn nuk e ka humbur ende besimin: Mos na fshini nga lista

Mançester Siti pësoi një humbje që nuk e kishte imagjinuar me të tilla shifra, por me atë që ka treguar kjo skuadër këtë sezon, është optimiste se mund të arrijë një përmbysje të çmendur në “Etihad” javën e ardhshme.

liverpul

Dhe ai që i kishte lëshuar sfidën Mohamed Salahut për çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit në Angli, por e humbi duelin në “Anfield”, ka ende besim.

Kevin De Brujne pranon se “qytetarëve” do t’u duhet diçka magjike të martën në shtëpi për t’ia dalë, por ai është optimist. “Mendoj se e nisëm mirë, por ata patën katër shanse dhe shënuan tre gola, kështu që u bë e vështirë. Por ne krijuam shumë më pas dhe luajtëm mirë. Nuk i dihet kurrë, është futboll”, tha belgu.

biBCnSjR

“Unë kam besim te skuadra jonë dhe mënyra sesi luajmë futboll. Nëse duam që të kualifikohemi në gjysmëfinale, atëherë na duhet diçka speciale. Por në mes janë 90 minuta dhe nuk janë pak. Gjatë kësaj kohe mund të ndodhë gjithçka. Megjithatë, favoritët e mëdhenj tani janë ata. Tani duhet të pushojmë, sepse të shtunën kemi një ndeshje shumë të rëndësishme”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"