De Biazin e shkarkon Alaveshi, por italiani ka vetëm një peng: Më vjen keq që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2017 | 18:40

De Biazin e shkarkon Alaveshi, por italiani ka vetëm një peng: Më vjen keq që…

Në një postim në Facebook, tekniku Xhani De Biazi, ka falënderuar të gjithë djemtë e skuadrës së Alaveshitm pavarësisht se u shkarkua nga detyra e trajnerit. Ish-tekniku i Kombëtares, shprehet se keqardhja e vetme ishte se nuk pati kohë për të ndërtuar një ekip me frymë të përbashkët.

De Biazi

Ai gjithsesi, falënderon edhe tifozët, dhe në fund thotë, “Forca Alavesh”. Italiani e mori skuadrën me asnjë pikë, dhe gjatë periudhës që kaloi në Spanjë, mori vetëm dy fitore. Ja postimi i tij i plotë.

“Gjëja e parë që dua të them është: Faleminderit Alavesh! Faleminderit djemve që punuan për të ndryshuar rrugën, të gjithëve atyre që na ndihmuan të përmirësonim situatën. Keqardhja më e madhe është se nuk patëm kohë për të krijuar një ekip me frymë të përbashkët dhe një identitet ndryshe. Faleminderit të gjithë tifozëve bardhë e kaltër, të cilët kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë së bashku për ekipin e tyre. Forca dhe kurajo djema. Forca Alavesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"