De Biazi: Xhaka më shkroi SMS, i thashë se në ekip nuk ka as Pele e as Maradona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2017 | 12:21

De Biazi: Xhaka më shkroi SMS, i thashë se në ekip nuk ka as Pele e as Maradona

Xhani De Biazi ka komentuar për të përditshmen zvicerane “Blick” situatën e krijuar me largimin e Taulant Xhakës nga grumbullimi i kombëtares si dhe humbjen problematike në Itali ku u vu re një sjellje e papëlqyeshme e një grupi tifozësh shqiptarë. Ai tregon si i është përgjigjur Xhakës pasi ky i fundit e lajmëroi me SMS për largimin, ndërsa ka edhe një mesazh të qartë për tifozët shqiptarë që ndërprenë ndeshjen në Palermo.

De Biazi - Xhaka

Xhani De Biazi, si ndjeheni?

Keq, sigurisht.

Përse?

Sepse u mundëm në Itali dhe shanset tona për kualifikimin janë zero.

Po për Xhakën?

Ai më shkroi një SMS pas ndeshjes, tha se po kthehej në Bazel për t’u stërvitur atje.

Si iu përgjigjët?

I thashë se nuk kishte të shenjtë, Pele apo Maradona në skuadër.

Që do të thotë…

Të gjithë janë të barabartë. Të gjithë duhet të ndjekin instruksionet e trajnerëve.

xhaka abrashi

A e kuptoni reagimin e Taulantit?

Le ta themi kështu: Nuk më erdhi si surprizë.

Që në Europianin e Francës u aludua se ka pasur përplasje mes jush dhe Taulantit, pasi ai ishte thjesht një zëvendësues ndaj vendit pritës…

Kjo nuk është e vërtetë.

Përse nuk luajti në Itali?

Ai kishte luajtur të gjitha ndeshjet e mëparshme kualifikuese, me përjashtim të njërës. Por ndaj Italisë kisha plane të tjera taktike.

A ka ende Taulant Xhaka një të ardhme te Shqipëria?

Kjo është në dorën e tij, jo në dorën time.

Atëherë nuk ia keni mbyllur derën pavarësisht situatës së fundit?

Jo.

Po për Amir Abrashin nga Zvicra jugore. Ai u largua gjithashtu pas ndeshjes me Italinë?

Amiri ka probleme me gjurin. Ne bëmë gjithçka që ishte e mundur që ta kishim në Palermo. Nuk ishte mjaftueshëm. Fakti që ai u largua tani është logjik. Pritet që të kthehet përsëri në formë. Nuk ka asnjë problem me të.

Po me tifozët shqiptarë? Ndeshja u ndal për shkak të sjelljes së tyre…

Është e vërtetë. Dhe unë nuk e kuptoj. Nuk kemi pasur asnjëherë problem me fansat gjatë 5 viteve të fundit. Ata nuk ishin fansat tonë të vërtetë.

A iku treni i kualifikueseve për Shqipërinë?

Kështu duket. Por e kam thënë që në fillimin e kualifikueseve se ne normalisht nuk do të kishim mundësi me këtë grup. Unë do të kisha preferuar që të luaja kundër Letonisë siç bëtë ju. Atëherë ne me shumë mundësi do të kishim fituar.

Përkthyer dhe përshtatur nga Panorama Sport Online

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"