De Biazi: Të punoje me Shqiptarët nuk ishte e lehtë, por kam bërë gabim që shkova te Alavesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 16:51

De Biazi: Të punoje me Shqiptarët nuk ishte e lehtë, por kam bërë gabim që shkova te Alavesh

Ish-trajneri i Shqipërisë Xhani de Biazi ka dhënë një intervistë për mediat polake ku ka prekur disa tema të veçanta. Ai është shprehur në lidhje me vendimin e federatës polake të futbollit për të emrëuar si trajner Jerzi Bërziçek se e respekton dhe kjo gjë u takon atyre.

de biazi

De Biazi foli edhe për marrëdhëniet me kryetarin e federatës Zbingiev Boniek ku thotë se nuk ka shumë kontakte me të dhe se për herë të fundit janë takuar në Romë. Megjithatë gazetarët polak e kanë pyetur edhe në lidhje me arritjet e tij.

de biazi

Herën e fundit keni menaxhuar skuadrën e Alavashit në Spanjë. Një trajner italian nuk përshtatet dot në Spanjë?

Alavesh ishte gabimi im më i madh në karrierën time si trajner. 10 vite më parë unë punoja te Levante dhe kam mësuar rreth specifikimeve në futbollin spanjoll. Unë kam marrë një vendim të gabuar, por këtë e di tani nga perspektiva e kohës dhe e gjykoj.

Puna me stafin Shqiptar, ka qenë gjëja më e mirë që të ka ndodhur?

Kam ngjitur në Seria A, Modenën dhe Torinon, dhe kur u largova nga skuadra e parë ishte në vend të 13 në elitën e futbollit italian. Unë vendosa të shkojë te Shqipëria dhe u habita se sa të “çmendur” ishin fansat atje. MË kujtoi Napolin. Kualifikimi për në Euro 2016 shkaktoi një valë të madhe entuziazmi në të gjithë vendin. Të punoje me shqiptarët nuk ishte e lehtë. Duhet të balancoje humoret gjithë kohën. Duhet të flisje shumë me ta, pasi bëheshin euforik pas një fitoreje dhe dhe unë duhet t’i mbaja me këmbë në tokë. Treguan një anë të mirë tonën në Euro 2016.  Fitorja me Rumaninë ishte njësoj sikur për skuadrat e tjera të fitonin Kupën.

Nuk donit të qëndronit në Shqipëri më gjatë?

Për kualifikueset e botërorit ishim në një grup tmerrësisht të vështirë, por nuk luajtëm futboll të keqe. Nga një pikëpamje mendova se kisha nevojë për sfida të reja, të ndryshoja mjedis dhe ti thoja Federatës se ishte koha për tu larguar. Unë mund të shkoj atje për pushime, por nuk do të kisha kohë për qetësi pasi do të rrija gjithë kohën duke dhënë autografe dhe duke pozuar foto.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"