De Biazi siguron një fitore shprese, Alaveshi merr tri pikët dhe lufton për mbijetesë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2017 | 20:22

De Biazi siguron një fitore shprese, Alaveshi merr tri pikët dhe lufton për mbijetesë (VIDEO)

Alaveshi i Xhani De Biazit, arriti sot një fitore jetike përballë Espanjolit, me rezultatin e ngushtë, 1-0. Goli i parë dhe i vetëm, u shënua që në minutën e parë të takimit, nga Santos. Ndeshja ishte e luftuar, por kartoni i kuq në të 39-tën për Espanjolin, e lehtësoi edhe më shumë fitoren e vendasve.

alavesh

Kjo ishte fitorja e dytë për De Biazin që nga emërimi si trajner i Alaveshit, dhe kështu e çon ekipin në kuotën e 6 pikëve, por përsëri mbetet në vendin e 18-të, në zonën e ftohtë në renditje. Tashmë italiani lufton të sigurojë mbijetesën me ekipin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"