De Biazi rrëfen recetën e suksesit për “Tuttosport”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2016 | 10:19

De Biazi rrëfen recetën e suksesit për “Tuttosport”

Hero kombëtar, njeriu i rekordeve ose thjesht Gianni de Biasi. de biaziKëto përcaktime mund të duken të ekzagjeruara për një tifoz dosido, por për shqiptarët trajneri aktual i Shqipërisë përfaqëson një idhull. Pse? E thjeshtë ta thuash: falë tij, Shqipëria arriti për të parën herë në Europianin e Francës 2016, kur diçka e tillë kurrë s’kishte ndodhur për vendin e vogël që ndodhet përballë Italisë, në krahun tjetër të detit Adriatik.
Por, suksesi i trajnerit italian nuk është sigurisht i rastësishëm apo me fat, ndaj për “Tuttosport”, trajneri ka provuar që të shpjegojë cilat janë bazat e punës, duke u futur edhe tek taktika, që është më komplekse.

Pyetet menjëherë se si do t’ia bëjë që të motivojë një kombëtare që është në evropianin e saj të parë:

“Duke punuar tek mendja e lojtarëve: i kam bindur, sepse besoja verbërisht, që nëpërmjet organizimit të punës do të ndiqnim dhe arrinim një objektiv të pashpresuar në vigjilie”.

Nuk është për t’u lënë mënjanë edhe aspekti linguistik, ose e thënë ndryshe vështirësitë që mund të dalin në shpjegimin e taktikës në një gjuhë tjetër: “Pjesa më e madhe e futbollistëve, pra e 24-25 që thërras zakonisht më kuptojnë në ajër, për të tjerët kam përkthyes Lorik Canën, kapitenin, që njeh më shumë gjuhë se një përkthyes. Sidomos flet në mënyrë teknike, sjell konceptet e mia bazë ashtu si duhet”.

Trajneri aktual i Shqipërisë ka pasur një karrierë të madhe në skuadrat e klubeve, që sigurisht janë ndryshe nga menaxhimi i një kombëtare: “Në rolin e përzgjedhësit ke më pak kohë për të punuar gjatë javës. Por, mentaliteti që sjell tek kombëtarja është e njëjta që çon në klube. Ne shfrytëzojmë 110% kohën që kemi. Përdor videot për të kuptuar gabimet për të cilat në fushë nuk e dallova”. Kjo pra, programi i njerëzve të De Biasit në prag të Francë 2016: “Pas fundit të kampionateve, do t’i lë një javë pushim djemtë. Do të ritakohemi më 23 maj në Bad Valtersdorf, lokalitet pranë Gracit, në Austri, ku do të qëndrojmë deri më 2 qershor. Në datën 30 parashikohet një miqësore ndaj Katarit, ndërsa më datën 3 do të luajmë në Bergamo ndaj Ukrainës. Ditën pasardhëse kam fiksuar një stërvitje në Zingonia, ndërsa në datën 5 do të lë një ditë të lirë ekipit, përpara transferimit në Perros Girek, në Britani. Nga 6 e tej do të përqëndrojpunën tek taktika dhe shpejtësia, në pritje të datës 11 qershor, kur edhe do të debutojmë ndaj Zvicrës”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"