De Biazi përmbys formacionin para Luksemburgut: Ja lojtarët që do aktivizohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2016 | 20:30

De Biazi përmbys formacionin para Luksemburgut: Ja lojtarët që do aktivizohen

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi ka deklaruar se në miqësoren që do të zhvillohet nesër ndaj Luksemburgut, do të aktivizohen ata futbollistë që nuk luajtën ndaj Austrisë dy ditë më parë.

bushikonferenceNë një konferencë të mbajtur mbrëmjen e së hënës në ambientet e stadiumit ku do te zhvillohet ndeshja, De Biazi paralajmëroi ndryshime të mëdha nga foramcioni i kaluar.

“Do të kemi disa ndryshime në raport me ndeshjen e pare kundër Austrisë”- tha ai, ndërsa shtoi se “do te aktivizohen një pjesë e futbollistëve, të cilët nuk u luajtën në takimin e parë”.

Trajneri i kuqezinjve theksoi se “do të provojë diçka ndryshe, sepse edhe kundërshtarët nuk janë të njejtë”.

Në ndeshjen me Austrinë (2-1), De Biazi u shpreh i kënaqur me reagimin e ekipit në pjesën e dytë, por jo me rezultatin, paçka se takimi ishte thjesht një miqësore para finaleve të Europianit që do të zhvillohet në Francë në muajin qershor.

Formacioni në ndeshjen me Austrinë:
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Lila, Agolli, Lenjani, Kaçe, Xhaka, Abrashi, Balaj; Trajner:
Xhani De Biazi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"