De Biazi për Hysajn: Shumë i mirë, por mund të përmirësohet përsëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2016 | 17:21

De Biazi për Hysajn: Shumë i mirë, por mund të përmirësohet përsëri

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, e ka cilësuar Elseid Hysajn një futbollist të niveleve të larta, por që kishte përsëri mundësi të mëdha përmirësimi.

Hysaj

Duke folur për “Radio Kiss Kiss Napoli”, De Biazi ka analizuar paraqitjet e mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare në Europian.

“Unë mendoj se ai ka potencialin dhe eksperiencën për t’u përmirësuar edhe më shumë. Por ai ka që tani një nivel teknik shumë të lartë dhe në Europianin që ka zhvilluar, e ka konfirmuar këtë vlerësim që i kam bërë. E kisha thënë që në vitin e kaluar se Napoli mund t’i besonte me sy mbyllur këtij djaloshi”, theksoi De Biazi.

De Biazi Tramexani

Duke u kthyer te paraqitja e kombëtares në Francë, De Biazi ka përsëritur keqardhjen që Shqipëria nuk mundi të vazhdonte përtej fazës së grupeve.

“Në Europian nuk ishim shumë të zotë, por as shumë me fat, për të arritur një objektiv historik, siç mund të ishte kalimi i fazës së grupeve. Ishte një aventurë e bukur, mëkat që përfundoi”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"