De Biazi: Nuk i jap dot këshilla Ançelotit, por Hysaj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 19:31

De Biazi: Nuk i jap dot këshilla Ançelotit, por Hysaj…

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare së fundmi është rikthyer për të komentuar futbollin italian dhe skuadrat që bëjnë pjesë në të. Tani ai ka folur edhe për gjendjen e Napolit si edhe për momentin që po kalon Hysaj.

De Biazi2

Një këshillë për Ançelotin – Nuk do t’ia lejoja vetes, ai ka të gjitha mundësitë për të menaxhuar situatata që po ndodhin te Napoli. Ndeshja në Beograd ishte e pafat për ta pasi luajtën mirë.

Ndeshja e radhës me Torinon – Torino ka një ekip të mirë dhe të njëjtin trajner që ka pasur vitin e kaluar.

Hysaj – Është një lojtar i mirë që shtyn mirë përpara. Duhet që të përmirësojë topat që hedh në zonë dhe pasimin e fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"