De Biazi: Nuk e di çfarë kërkonin më shumë nga mua, bëra më të mirën për kaq pak kohë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2017 | 16:19

De Biazi: Nuk e di çfarë kërkonin më shumë nga mua, bëra më të mirën për kaq pak kohë

Xhani De Biazi zgjati vetëm 2 muaj, në krye të stolit të Alaveshit, dhe më pas u shkarkua nga drejtuesit, teksa mori vetëm 6 pikë në gjithë këto javë. Ish-trajneri i Kombëtares, në një intervistë për TV Klan, thotë se bëri më të mirën, në kaq pak kohë që kishte.

de biazi

“Nuk e di se çfarë kërkonin më shumë. Jam i bindur se kam bërë një punë të mirë. Gjeta një skuadër që pas gjashtë ndeshjesh ishte pa pikë, kishte bërë 1 gol dhe kishte pësuar dhjetë. Me mua pas 7 ndeshjesh shënoi 7. Fituam një ndeshje kupe në transfertë. Besoj se përmirësuam shumë gjëra. Skuadra kishte probleme. Unë kur erdha këtu e mora parasysh riskun dhe pranova, sepse doja të futesha edhe një herë në ligën spanjolle” – u shpreh De Biazi.

Përsa i përket të ardhmes, italiani deklaroi: “Për momentin nuk kam asnjë kontakt. Jam ende nën kontratë me Alaves, vetëm nëse do të kem një propozim që do të më kënaqë, do të përpiqem të zgjidh kontratën këtu dhe të shkoj diku tjetër”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"