De Biazi ndjek stërvitjen e Lacios, ka nga një koment për secilin
Ish-trajneri i kombëtares sonë De Biazi ka ndjekur stërvitjen e Lacios ditën e sotme. Më pas italiani ka folur për mikrofonat e “Lazio Style Radio” për sa i përket kësaj atyre çka ka parë te lacialët.
Nuk mund të rrinte pa përmendur punën e Inzagit dhe sigurisht për shqiptarët që militojnë te klubi nga kryeqyteti. “Jam i lumtur që jam këtu. Lacio ka dëshmuar se është një ekip shumë i rëndësishëm në nivel kombëtar. Inzagi ka bërë një punë të mirë, dhe shpresoi të ketë mësuar më shumë nga sezoni i shkuar. Ekipi po punon shumë dhe të rinjtë po mësojnë nga shtylla e vjetër e ekipit siç janë Radu dhe Luliç.” shprehet De Biazi.
Më pas ai ruan edhe një koment për merkaton e Lacios. “Açerbi më ka pëlqyer gjithmonë shumë sespe ka cilësi të mëdha fizike dhe është i mirë teknikisht. Them se me përvojën e tij do të jetë i rëndësishëm. Lacio ka dominuar ndaj Interit në garën për Champions por kanë dështuar vetëm në ndeshjen e fundit. Për Riza Durimishin mund të them se e kam njohur kur ka luajtur me ekipin kombëtar danez, megjithëse ai nuk është thirrur për në Botëror. Ai nuk ka ndonjë fizik të madh por mund të them se është shumë i shpejtë dhe teknik. Për Berishën mund të them se duhet të përshtatet pasi cilësitë nuk i mungojnë.
Në fund të stërvitjes ka pasur De Biazi ka pasur edhe një bisedë të gjatë me Inzagin. Nga tribuna e qendrës stërvitore me siguri gjithë sytë e italianit kanë qenë nga Strakosha, portieri i kombëtares sonë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"