De Biazi kupton “gabimin” me Gjimshitin, e ndihmon të transferohet te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2018 | 17:08

De Biazi kupton “gabimin” me Gjimshitin, e ndihmon të transferohet te…

Lënia jashtë listës së lojtarëve për në “EURO 2016” të Berat Gjimshitit nga trajneri Xhani de Biazi ka qenë një nga vendimet më të diskutuara të trajnerit italian. Por duket se me veprimin e fundit për të ndihmuar lojtarin që të transferohet te skuadra e Sampdorias, trajneri e ka kuptuar se ndoshta ka gabuar.

Kështu sipas “Il Secolo XIX” lojtari i kombëtares shqiptare do të largohet nga skuadra e Atalantës pasi duket se nuk është në planet e trajnerit. Dy vitet e fundit ai është larguar drejt Avelinos dhe Beneventos në formë huazimi dhe tani dëshiron një skuadër ku të luajë si një lojtar titullar.

de biazi

Nga ana tjetër është klubi i Sampdorias që po kërkon një mborjtës dhe në për këtë duket se po kujdeset Xhani de Biazi i cili e ka mik të ngushtë drejtori sportiv Osti. Ish-trajneri i kombëtares Shqiptare i ka komunikuar shokut të tij që të fillojnë bisedimet me Berat Gjimshitin. Tashmë mbete për tu parë nëse Osti do ta marrë në konsideratë këtë sugjerim apo jo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"