De Biazi, “kunj” Panuçit: Ruajti vendin që i lashë, ja ofertat që më kanë mbërritur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2018 | 10:08

De Biazi, “kunj” Panuçit: Ruajti vendin që i lashë, ja ofertat që më kanë mbërritur

Xhani De Biazi është rikthyer në Shqipëri për të ndjekur nga afër ekspozitën në Muzeun Historik Kombëtar, me momente nga Europiani i Francës. Ish-trajneri i Kombëtares nuk e ka harruar xhentilesën përballë tifozëve dhe fëmijëve për të shkrepur fotografi dhe për të firmosur autografe.

De Biazi

Madje, edhe duke “bekuar” një fëmijë të porsalindur të një çifti sportdashë- sish që i ka kërkuar një dedikim për të voglin. Në deklaratën e tij, dhënë për mediat audiovizive, por më të detajuar për mediat e shkruara, ishtrajneri analizon ecurinë e pasardhësit të tij duke përmendur edhe renditjen që la kuqezinjtë. Shpreh konsideratën e tij për aventurën e fundit në Spanjë dhe komenton zgjedhjet për kreun e FSHF-së.

A duhet të besojmë se kemi mundësi konkrete?

Duhet të besojmë sepse tashmë me Ligën e Kombeve ekzistojnë disa shanse me shumë për t’u kualifikuar. Ka shanse për të gjithë.

Si e keni parë Shqipërinë e Panuçit në këto ndeshje?

Kundër Turqisë pashë një Shqipëri të madhe: e vendosur mirë në fushë, shfrytëzoi më së miri kundërsulmet e shpejta. Është një skuadër me një kolektiv lojtarësh të rinj. Natyrisht Panuçi nisej nga një bazë e rëndësishme, me një skuadër që kishte trashëguar vendin e tretë në grup, që në fund arriti ta mbajë. Dhe mendoj se më shumë nga ç’bëri, nuk mundet të bënte. Në Spanjë keni pasur kujtime të mira me Levanten.

Tek Alavesh u duk sikur nuk kishin durimin e duhur: njësoj si edhe në Itali?

Jo, le të themi se gabova unë në zgjedhje sepse, përveç një miqësie me drejtorin sportiv, Serxho Fernandes, një person i aftë, i jashtëzakonshëm dhe me shumë cilësi të mira, problemi i vërtetë ishte se drejtuesit nuk patën durimin dhe besimin e duhur. Unë, kur isha atje, isha i bindur se situata ishte e vështirë, por edhe që, sigurisht, mund të bëhej e mundur që skuadra të shpëtohej nga rënia.

De Biazi

Kështu, për fat të keq, unë vendosa në rrezik lëkurën time dhe kur erdhi momenti për të marrë rezultatet e para, më shkarkuan. Ky është një aspekt që më inatos sepse një person si unë, që vinte nga një eksperiencë e rëndësishme, siç ishte kualifikimi i Shqipërisë në “Euro 2016”, si dhe në vend të tretë në kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”, meritonte një tjetër trajtim. I dija problemet me të cilat do duhet të bëja, por edhe drejtuesit duhet të rrezikonin si unë.

Tashmë që është përfunduar aventura me Alavesh, a do tregoheni më i kujdesshëm në hapat e radhës, ndoshta duke tentuar skuadra të një grade më lart dhe jo më si në situatën e asaj dhe të tjerave?

Me siguri po. Nuk kam maninë për të gjetur me patjetër një skuadër për momentin. Kam nevojë që të gjej një projekt ndryshe, ku unë mund të jem në qendër të tij dhe më duhet të gjej një klub apo një federatë që të ketë këtë ide.

Për përgatitjet e sezonit të ardhshëm apo edhe këtë aktualin?

Kjo varet. Çdo situatë është e ndryshme nga të tjerat. Është e rëndësishme të kuptohet situata se si janë gjërat. Duhen kuptuar fillimisht se kush janë njerëzit me të cilët do të bashkëpunosh. Duhen bërë diskutimet dhe qartësuar gjërat, ku gjithsecili të mbajë përgjegjësitë e tij. S’jam fshehur kurrë pas asgjëje, madje kam rriskuar, si në rastin e fundit. I bindur se mund të arrija rezultat pozitiv në fund, siç ka ndodhur kur kam pasur mundësinë.

Duke qëndruar te ëndrra “Itali”, te kombëtarja italiane, ku ka ndodhur një rrëmujë: me Tavekion po pret zgjedhjet për Ligën…

Tashmë duhet pritur fundi muajit, pra, zgjedhjet presidenciale.

Mbase edhe pas tyre mund të mos ndodhë asnjë revolucion siç u parashikua dhe siç pritej pas asaj që ndodhi me Suedinë. E keni thënë gjithmonë që ka qenë një person që ju ka vendosur shkopinj nën rrota. Kush është ai, njëherë e përgjithmonë?

Mund të jetë një ose mund të jenë më shumë se sa një. Sot të përshkojmë atë rrugë nuk ka asnjë kuptim. Unë di vetëm se për një periudhë jam ndier trajner i kombëtares italiane dhe diçka e tillë nuk ndodhi. Nuk mund të rri të gjej fajtorë për atë që ndodhi. Sot kjo nuk më intereson, edhe pse nuk ka asnjë kuptim.

De Biazi3

Duke qëndruar tek ofertat apo interesimet, kush ka qenë takimi më konkret apo më interesanti?

Me Krotonen ka qenë mundësia më konkrete. Gjithashtu edhe me disa federata të ndryshme. Gjithashtu diçka jashtë… Mirëpo, për momentin nuk ka asgjë për t’u dalluar. Mendoj se në këtë moment, në veçanti po jetoj me llafe, me menaxherë që përmendin emra nga më të ndryshmit. Duhet pasur pak durim dhe të presim sepse jemi në botën e komunikimit global dhe të gjithë flasin…

Australia, a është një mundësi?

Nuk e di. Një mundësi e mbetur e hapur dhe nuk e di se çfarë do të vendosin që të bëjnë. Sido që të jetë, ndihem i vlerësuar që kam qenë mes tyre që jam kontaktuar për këtë mundësi. Një skuadër që do të jetë në fazën e grupeve në Botërorin 2018 në një grup të kalueshëm, pasi nuk ka vështirësi ekstreme. Prandaj, ekziston mundësia për të bërë mirë në Botërorin rus.

Zgjedhjet në FSHF. Në njërin krah është Duka me eksperiencë 16-vjeçare përballë Bashkim Finos, një politikan. Ekziston mundësia që edhe Xhiani De Biazi të kandidohet, meqenëse tani cilësohet “puro shqiptar”?

(Qesh…). Unë nuk do të kandidoja kurrë kundër Dukës sepse është njeriu që më dha një mundësi të madhe. Në këto pesë vite e gjysmë pata mundësinë që ta njoh mirë: është një person i aftë, që di ta menaxhojë Federatën, si pak të tjerë, dhe di të arrijë objektiva të rëndësishëm, siç bëri me “Euro 2016”.

Në rastin e fundit, një meritë të madhe e kanë zgjedhjet e tij dhe strategjia e ndjekur. Më saktë: pas dyvjeçarit të parë dëshiroi të qëndronte me mua duke i dhënë vazhdimësi projektit. Mendoj se futbolli, shpeshherë, jetohet me durim të paktë, siç mora shembull Alaveshin më parë; ndërsa Duka pati forcën dhe aftësinë për të lexuar mes rreshtave duke menduar se unë isha personi i duhur: diçka e tillë nuk më duket se duhet nënvlerësuar.

de-biazi

Më pas, mos harrojmë, shumë projekte të tjera kanë lindur nga Federata: ai i stadiumit “Qemal Stafa”, rikonstruksioni i “Loro Boriçit” dhe i “Elbasan Arena”. Mendoj se në plan është edhe selia e Federatës shqiptare në ish-kompleksin “Dinamo”. Pra, iniciativa të shumta. Jam i mendimit se Duka është një person i aftë, një imazh i mirënjohur dhe pozitiv në nivel europian.

Ndërsa kandidati tjetër është një ish-deputet: ndoshta politika po hyn në pjesën që nuk i takon sepse e ka bërë në të kaluarën, kur ka pasur disa suksese dhe ju e dini më mirë, por ka rezultuar vetëm “shou” televiziv. A duhet të ndryshojë kjo gjë?

Unë nuk e njoh kandidatin, e kam parë vetëm një herë në këto 5 vite e gjysmë. Nëse është kandiduar, besoj se edhe ai mendon se mund të japë një kontribut, por sot duke pasur baza solide. Por, si një president që ka bërë mirë përgjatë gjithë këtyre viteve, Duka ka shanse të mëdha për t’u rizgjedhur.

Edhe diçka tjetër: ju keni qëndruar në Shqipëri për shumë vite dhe e dini çfarë është bërë për futbollin këtu. Thuhet nëpër televizione, edhe nga ish-futbollistë si Rudi Vata, se nuk kemi trajnerë, nuk kemi lojtarë, akademi e infrastruktura. Ju këtu keni jetuar dhe e keni parë me sytë tuaj situatën, që nga ardhja e deri te largimi. Duken ndoshta fjalë disi të tepruara?

Jo, unë kam parë vërtet një rritje, nga çdo pikëpamje, të arenës futbollistike. Është e qartë që edhe rezultatet ndihmojnë shumë, por kjo nxjerr në pah investimet që duhen bërë dhe mendoj se me paratë e federatës dhe me dëshirën për të menaxhuar më së miri situatat e ndryshme, mendoj se ka pasur një rritje të madhe. Sepse Kombëtarja shqiptare dhe Federata janë rritur me hapa të barabartë dhe asgjë nuk ndodh për rastësi. Pas gjithçkaje qëndron një projekt dhe mendoj se kjo mund t’i atribuohet vetëm punës së zhvilluar në Federatë.

Të gjithë shqiptarët do ishin dakord të shkoje tek Italia…

Siç e thashë, duhen pritur zgjedhjet, dhe pasi të caktohet presidenti, do të zgjidhet trajneri. Megjithatë, shkruajini të gjithë Federatës së Italisë të më zgjedhin mua trajner. Mbase shërben (qesh…).

De BIAZI

Shorti për Ligën e Kombeve, Izraeli dhe Skocia si rivale…

Skocia bën lojë direkte, kërkon zonën dhe sulmuesit kryesorë. Një skuadër fizike me lojtarë që luajnë te Sëlltik, Aberdin apo në divizionet angleze. Besoj që është grup shumë i vështirë dhe më mirë që është kështu, por, nga pikë- pamja teknike, ky short e motivon Shqipërinë. Skuadrat që na kanë rënë në grup, nuk janë më të rëndësishmet e botës, por mund të përballemi me to. Shqipëria ka shanse të mira, por do të varet shumë dhe nga kualiteti i lojtarëve që kemi në atë periudhë. Shpresoj të mos kemi dëmtime.

Sërish Izraeli përballë nesh…

Është në fazë tranzicioni. Izraeli ka futbollistë që kanë bërë histori në futboll, por për ne është problem ndeshja e parë, ku duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Në eliminatoret e shkuara ndikuan ndryshimi i ndeshjes për arsyen e sigurisë dhe më pas edhe arbitri me veprimet e tij.

Liga e Kombeve si kompeticion për Panuçin dhe Shqipërinë…

Do të ketë shumë kohë për djemtë dhe Panuçin që të njihen më mirë. Megjithatë është një kompeticion me fare pak mundësi gabimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"