De Biazi ikën pas Europianit? Ja shuma që ofrojnë sheikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2016 | 20:19

De Biazi ikën pas Europianit? Ja shuma që ofrojnë sheikët

E ardhmja e De Biazit me Kombëtaren shqiptare të futbollit pas përfundimit të Europianit mbetet ende me pikëpyetje, ndërsa ofertat ndaj tij duket se nuk mungojnë.

kasdjf Burime nga televizioni “Top Channel” thonë se ndaj 59-vjeçari nga Treviso kanë shfaqur interes edhe sheikët e Al Nasr të Emirateve Arabe.

“Së fundmi janë arabët ata që me milionat e tyre kërkojnë t’i prishin mendjen trajnerit të kombëtares shqiptare. Burime të sigurta zbulojnë për Top Channel se është klubi Al Nasr i Emirateve Arabe ai që vazhdon të këmbëngul për italianin.

Madje sipas të njëjtave burime, klubi ku president është ministri i Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe është gati t’i paguajë 1.5 milionë euro në sezon De Biasit”,-shkruan “TCH”.

Së fundmi, zëra ka pasur edhe për rikthimin e mundshëm të Besnik Hasit në Kombëtare, por FSHF nuk ka reaguar ende nëse ka pasur apo jo kontakte me ish-drejtuesin e Anderlehtit.

Më herët, De Biazi është përfolur edhe për një kalim të mundshëm me kombëtaren italiane, por ditët e fundit trajneri i Torinos, Ventura, duket se fitoi terren dhe pritet qëndrimi i presidentit të federatës, Tavekio.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"