De Biazi ikën pas Europianit? Ja çfarë thotë për stolin e Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2016 | 17:01

De Biazi ikën pas Europianit? Ja çfarë thotë për stolin e Italisë

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit Xhani De Biazi e lë të hapur mundësinë për të drejtuar një ditë stolin e Italisë.

Traineri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, gjate ndeshjes se futbollit, Tirana-Alesund i Norvegjise, 1-1, e vlefshme per turin e dyte paraeleminator te kupes UEFA, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane.

Në një prononcim të dhënë për portalin ‘Il Messaggero’, trajneri thotë se aktualisht është i përqendruar në filanet e Europianit me kuqezinjtë dhe përfshirjen e tij në listën e kandidatëve për stolin e ‘axurrëve’, e quan një vlerësim.

“Çdo trajneri italian i bëhet qejfi të dëgjojë emrin e tij për postin e Kombëtares. Jam italian, drejtoj Shqipërinë dhe do të shkojnë në Europian. Unë si pasues i Kontes në stolin e Italisë? Kurrë mos thuaj kurrë…”,-ka thënë De Biazi.

Shtypi italian ngre pikëpytje për largimin e tij pas finaleve të ‘Euro 2016″, duke thënë se shihet si një nga kandidatët e mundshëm pas Kontes.

Një ditë më parë gazeta ‘La Repubblica’ hapi edhe një sondazh për trajnerin e ardhshëm të Italisë, duke e përfshirë De Biazin në 8 emrat e përzgjedhur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"