De Biazi i mahnitur nga Rrahmani dhe Kumbulla, flet me fjalë të mëdha për dyshen e mbrojtjes së Veronës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 18:45

De Biazi i mahnitur nga Rrahmani dhe Kumbulla, flet me fjalë të mëdha për dyshen e mbrojtjes së Veronës

Xhani De Biazi është ndalur të analizojë ecurinë e Napolit si dhe për të dhënë vlerësimin mbi dy mbrojtësit e Veronës Marash Kumbullën dhe Amir Rrahmanin.

De Biazi
Për “Radio Gol”, ish-tekniku i Shqipërisë theksoi se skuadra e Xhenaro Gatuzos duhet të dalë se më shpejt nga anomalia që ka rënë. Për sa i përket dy futbollistëve të Shqipërisë dhe Kosovës, De Biazi i vlerësoi me fjalë të mëdha dyshen Kumbulla-Rrahmani.

Napoli? Është një skuadër që nuk duhet të mendojë në asnjë mënyrë për të bërë një sezon kaq anonym. Ky moment dobësie po vazhdon ende dhe ata duhet të kuptojnë se përse nuk munden të dalin nga kjo situatë. ‘Të kaltrit’ duhet të luftojnë për vendet e para në klasifikim dhe kjo që po kalojnë është një anomaly e vërtetë.

Napoli556

Amir Rrahmani? Ai është një lojtar që ka treguar se nuk vuan nga pesha e rëndë e kampionatit italian. Ka shumë personalitet dhe nuk e ka fajësuar nxehtësinë e sheshit të Romës. Është lojtar i fortë me teknikë të mirë. Mund t’i bëjë shumë punë Napolit sepse është një talent.

Rrahmani Napoli

Marash Kumbulla? Ka persinalitet, është agresiv, i kudondodhur në fushë. Është në lojën në ajër dhe ka një të ardhme të ndritur”, përfundon De Biazi.

marash-kumbulla-verona_q0ve9p3w3djh11xikuzje6xn8

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"