“De Biazi u fut në dhomat e lojtarëve të Kosovës dhe tentoi t’i bindte për Shqipërinë”, ish-trajneri i dardanëve zbulon detajet e çuditshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2019 | 23:57

“De Biazi u fut në dhomat e lojtarëve të Kosovës dhe tentoi t’i bindte për Shqipërinë”, ish-trajneri i dardanëve zbulon detajet e çuditshme

Albert Bunjaku ishte trajneri i parë i përfaqësueses së Kosovës, pas pranimit të kësaj të fundit në UEFA dhe FIFA. Në një rrëfim për “reporteri.net”, ish-tekniku i dardanëve, veç të tjerave ka treguar një detaj tepër interesant. Bëhet fjalë për nëntorin e vitit 2015-të, kur në Prishtinë u zhvillua vëllazërorja, Kosovë-Shqipëri.

Bunjaki-De Biazi

Sipas Bunjakut, trajneri i Kombëtares shqiptare asaj kohe, Xhani De Biazi, së bashku me ndihmësin e tij, Paolo Tramexani, u futën në dhomat e zhveshjes dhe tentuan të bindnin lojtarët e Kosovës që të luanin për Kombëtaren e Shqipërisë. Saktësisht bëhet fjalë për mesfushorët Hekuran Kryeziu dhe Besant Celina.

De Biazi Celina Kryeziu

““Ne vendosëm të luanim një miqësore me Shqipërinë!  Ka qenë nëntor 2015, një ndeshje vëllazërore, ndaj dhe ishim vendos në njëjtin hotel, por kjo mua nuk më ka pëlqyer.

Ajo që nuk më ka pëlqyer është se në mbrëmje ka pas aktivitete, teksa dy trajnerët, De Biazi dhe Tramexani kanë shkuar në dhomat e lojtarëve të Kosovës dhe janë munduar që t’i bindin që të luanin për Shqipërinë.

Nuk më ka pëlqyer se ne ishim në fazën e krijimit të gurëve kryesorë për t’i vendosur që të krijonim një Kombëtare, përderisa Shqipëria jo që e ka krijuar themelin, por e ndërtoi katin e parë e me kualifikimin për mendimin tim ishte kati i dytë.

Bunjaku-dhe-De-Biazi-dreke-mes-dy-trajnereve-te-kombetareve-asaj-shqiptare-dhe-asaj-kosovare-e1570652877467

Unë për t’i ndihmuar, i ndihmoja edhe katin e tretë le ta bënte, mirëpo meqenëse unë e kisha detyrë që të krijoja, për mua ka qenë e rëndësishme që të kisha Bersant Celinën, Hekuran Kryeziun apo lojtarët që kanë qenë të asaj kohe.

Po, De Biazi ka tentuar t’i bindë të shkonin te Shqipëria edhe pse ne e kemi ditur që do pranohemi në UEFA e FIFA dhe kjo për mua ka qenë pak e rëndë”, zbuloi Bunjaku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"