De Biazi flet për incidentet dhe dorëheqjen: Do bisedoj me presidentin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2017 | 23:48

De Biazi flet për incidentet dhe dorëheqjen: Do bisedoj me presidentin

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazi, ka deklaruar se është shumë i trishtuar nga incidentet që ndodhën gjatë ndeshjes Itali-Shqipëri.

de biazi

“Më erdhi keq shume për hedhjen e tymuesve. kam parë një realitet të cilin nuk e kisha parë në këto 5 vite. më ka bërë shumë përshtypje dhe ndjej keqardhje për atë që kam parë, sinqerisht më vjen keq”, tha ai për mediat ndërkombëtare pas takimit.

I pyetur rreth dorëheqjes së mundshme, trajneri deklaroi se thjesht nuk do të merrte asnjë vendim të nxituar. “Hipotezat e dorëheqjes? Jo, është endë herët, le të kalojë kjo natë dhe më pas do të flas me presidentin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"