De Biazi, elozhe Gatuzos: I duhet dhënë më shumë kohë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2018 | 12:11

De Biazi, elozhe Gatuzos: I duhet dhënë më shumë kohë

Xhani de Biazi në një deklaratë për “RMC Sport” ka analizuar ecurinë e Milanit që kur në stolin kuqezi u ul Xhenaro Gatuzo. Ish-trajneri i Shqipërisë ka vlerësuar punën e Rinos, duke sqaruar se: “Gatuzo ka bërë një punë të paqme që kur ka ardhur në krye të kuqezinjve.
de biazi

Për një trajner nuk është kurrë e lehtë të marrë një ekip në mes të sezonit, aq më tepër kur bëhet fjalë për klub të rëndësishëm si Milani, ku publiku është tejet kërkues”. Sipas De Biazit nuk mjaftojnë investimet, pasi koha është një tjetër faktor kyç në ndërtimin e një skuadre. “Mendoj se Milani duhet t’i japë kohë Gatuzos, në mënyrë që të gjejë ekuilibrat, por edhe të ngrejë nivelin e skuadrës dhe lojës së shprehur”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"