De Biazi: E pamundur të zhvillosh 12 ndeshje në 40 ditë, të marrim shembull nga Gjermania

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 18:34

De Biazi: E pamundur të zhvillosh 12 ndeshje në 40 ditë, të marrim shembull nga Gjermania

Ish-trajneri i Shqipërisë Xhani De Biazi analizoi sërish kushtet e rinisjes së kampionatit italian.
de biazii
Për emisionin “Tutti Convocati” për “Radio 24”, 63-vjeçari e konsideroi anormale të zhvillohen 12 ndeshje të Serisë A brenda një kohe të shkurtër prej 40 ditësh.

“12 ndeshje të Serisë A në 40 ditë – Nuk është e mundur të luash 12 ndeshje në një kohë kaq të kufizuar. Lojtarët janë atletë, janë stëvitur dhe ushqyer normalisht. Nuk ka asnjë të privilegjuar. Po flasim për djem të shëndetshëm që mund të kenë kufizuar jetën e tyre nga liritë e shumta. Besoj se duhen 3 javë që të fillojë si duhet Seria A.

Lacio – Lacio ishte në momentin e tij më të mirë. Nuk e di nëse do të jetë në të njëjtin nivel kur të kthehet. Nëse kampionati fillon, besoj se do të jetë një shenjë e mirë për Italinë. Ne duhet të marrim shembull nga futbolli gjerman.

Liga e Kampioneve – Secila skuadër është në kushte të barabarta për të luajtur ndeshje pa tifozë, nuk ka rrugë tjetër”, deklaroi ish-trajneri i Shqipërisë Xhani De Biazi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"